Site icon Telegrafi

Werner përfundon në listën e ngushtë të Milanit

Timo Werner (Getty Images)

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi i Red Bull Leipzig, Timo Werner, ka përfunduar në listën e ngushtë të dëshirave të Milanit.

Sulmuesi i RB Leipzig Werner thuhet se është në listën e ngushtë të Milanit, por çdo transferim do të varet nga Financial Fair Play.

Rossonerët po kërkojnë të nënshkruajnë me një sulmues këtë verë, me Ciro Immobilen e Lazio në krye të listës së tyre të ngushtë.

Lexo po ashtu Lista prej 20 futbollistëve më të vlefshëm në botë nën 21-vjeç, nga Mbappe si më i shtrenjti e deri tek Alli, Dembele, Donnarumma dhe Asensio (Foto)  

Gonzalo Higuain është një tjetër opsion nëse Juventusi vendosi të shesë reprezentuesin argjentinas.

Timo Werner (Getty Images)

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Rossonerët janë gjithashtu të interesuar për gjermanin Werner.

Megjithatë, të tre prej tyre do të kushtonin rreth 70 milionë euro për tu blerë këtë verë, kështu që Milani duhet të presë gjykimin e UEFA-s mbi Fair Play Financiar.

Lexo po ashtu Milani ofron Baccan për Zazan

Rossonerëve momentalisht iu është mohuar një marrëveshje për zgjidhjen e këtij problemi, kështu që mund të largohet edhe nga garimi në Ligën e Evropës.

Nëse kjo ndodh, objektivat e tyre do të duhet të reduktohen në përputhje me rrethanat, me drejtorin sportiv Massimiliano Mirabelli që gjithashtu mban shikimet te Simone Zaza si opsion më i lirë. /Telegrafi/

Exit mobile version