Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner thuhet se është i gatshëm t’i bashkohet klubit anglez, Liverpoolit, nëse këta të fundit paguajnë klauzolën e lëshimit.
Ylli gjerman ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh në kontratën e tij, megjithëse ajo skadon më 15 qershor.
Ai ka qenë i lidhur me shumë klube të mëdha evropiane si Liverpooli, Real Madridi dhe Barcelona, por si duket preferon kalimin në Ligën Premier.
Sipas mediumit Sky Sports, reprezentuesi i Gjermanisë është i gatshëm të nënshkruajë me Liverpoolin nëse Reds paguajnë klauzolën e vendosur nga RB Leipzig.
Werner, i cili ka shënuar 27 gola këtë sezon në të gjitha garat, ka folur më parë për admirimin e tij si për klubin nga Anfield ashtu edhe për menaxherin e tyre, Jurgen Klopp.
Sidoqoftë, Liverpooli thuhet se po merr kohë duke zgjedhur objektivat e tyre të transferimit dhe nuk do të lëvizë për Wernerin para se të skadojë klauzola e tij e lirimit. /Telegrafi/