Arsene Wenger insiston se koha e Granit Xhakës do të vijë së shpejti edhe pse në këtë fillim i kanë munguar ndeshjet me Arsenalin.
Blerja më e shtrenjtë këtë verë prej 35 milionë funtesh i pëlqen shumë Wengerit, por kërkon nga ai që të luajë nga mbrojtja në sulm.
Ka pasur kritika se pse ai nuk luan.
Xhaka është paraqitur vetëm tri herë në ndeshjet e Ligës Premier deri më tani dhe është duke luftuar për një vend me Francis Coquelin, ndërsa mund të luajë nga fillimi kundër Hull Cityt.
“Ai do të luajë ndeshje. Çdo javë që kalon ai është më i fortë dhe më i mirë. Do t’i ketë edhe ai minutat e tij si lojtar”.
“Ai ka trup, ai ka fuqinë për të vendosur vet një ndeshje. Ajo që ne duam është që të përdorin këtë në një mënyrë shumë më efikase”.
“Ne jemi në shtator, kemi filluar në gusht, unë e di se është një muaj. Shumë lojtarëve u duhet kohë që të futen në ekip. Ai do ta bëjë këtë pa ndonjë problem”.
“Personalisht e preferoj atë që vrapon nga njëra zonë e 16 metërshit tek tjetra, sepse e ka motorikën, e ka fuqinë dhe ka pasimet e sakta. Atij i pëlqen që të qëndrojë në thellë në mesfushë për të qarkulluar lojën.
“Granit Xhaka është përshtatur mirë me ritmin e lojës angleze. Unë mendoj se ai do të ketë një ndikim të madh në vazhdim”, shtoi trajneri francez.
“Për momentin vendimi për ta lënë jashtë nuk është për shkak të kualitetit – sepse ai veçse ndihet mirë këtu, por ka nevojë për kohë që të adaptohet. Coquelin dhe Cazorla punojnë shumë mirë së bashku, për këtë ata startojnë në ato pozicione”, ka nënvizuar Wenger. /Telegrafi/