Ish-futbollisti i Arsenalit, Stewart Robson, ka thënë se zëvendësues i Arsene Wenger duhet të jetë Massimiliano Allegri.
Por trajneri italian është në bisedime me klubin për vazhdimin e kontratës.
“Kam kërkuar që Wenger të largohet nga Arsenali para shtatë apo tetë viteve”.
“Kam kërkuar që të vije Antonio Conte, pasi e shikoja me Juventusin deh ai ishte ndër më të mirët në Evropë. Të gjithë qeshën dhe thanë: ‘Jo, nuk mund të vije nga Juventusi te Arsenali’”.
“Tani, dua që Massimiliano Allegri të vijë nga Juventusi”.
Ai ka bërë një punë të mirë prej se Conte është larguar dhe do të bënte mirë”, ka thënë Robson. /Telegrafi/