Arsene Wenger ka folur në lidhje me arritjen e dy transferimeve të reja, Shkodran Mustafit dhe Lucas Perezit.
Sipas medieve angleze dhe vetë trajnerit Arsene Wenger, Arsenali ka përfunduar dy transferime të suksesshme.
Janë mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi dhe sulmuesi spanjoll, Lucas Perez, të cilët së bashku priten ti kushtojnë Arsenalit rreth 70 milionë euro.
Transferimet e këtyre dy futbollistëve i ka konfirmuar edhe trajneri francez, i cili ka treguar edhe kohën kur këta do të bashkohen me skuadrën.
“Pasi që Lucas Perez nuk është ftuar nga Spanja, ai mund të na bashkohet menjëherë”, ka deklaruar fillimisht Wenger, transmeton Telegrafi.
“Shkodran Mustafi nuk mund të bashkohet me skuadrën menjëherë, pasi që ai do të grumbullohet me Gjermaninë”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/