Site icon Telegrafi

Wenger do ta refuzonte edhe Barcelonën: Nuk dua të punoj diku tjetër

Trajneri i Arsenalit, Arsene wenger, ka thënë se nuk do ta konsiderojë një ofertë të Barcelonës për ta zëvendësuar Luis Enriquen.

Ai këtë e tha në konferencën për shtyp të mbajtur sot.

“Jo, preferenca (qëndrimi tek Arsenali) është gjithmonë e njëjtë, do të mbes e njëjtë”.

“Nuk jam duke kërkuar punë apo ekip tjetër. Jam i përqendruar që të arrijmë në nivelin e ardhshëm dhe të përmirësohemi”.

“Trajnerët e mirë kërkojnë gjithmonë më shumë”.

Ai u pyet edhe për ofertën kineze në vlerë 30 milionë funte për pagën.

“Kjo konferencë është për ndeshjen me Liverpoolin. Jo për të ardhmen e time, apo kam refuzuar apo jo oferta”.

“Jam këtë qe 20 vite dhe kam pasur shumë oferta që të largohem. Nuk dua që t’ju bindë juve se sa e dua qëndrimin te Arsenali”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/

Exit mobile version