Site icon Telegrafi

Wenger: Salah është lojtar i kompletuar, ka prekjen e Messit

Ish-menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka krahasuar sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah me Lionel Messi dhe e ka quajtur egjiptianin një lojtar të kompletuar.

Salah asistoi tek goli i Naby Keita në fitoren 2-1 të Reds ndaj Monterrey në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube në Katar të mërkurën, duke shkuar në 13 gola dhe shtatë asistime në 23 ndeshje në të gjitha garat për sezonin.

Dhe Wenger ka mbetur i mahnitur me aftësinë e sulmuesit për të shënuar gola dhe për të asistuar,  duke vlerësuar transformimin e tij nga thjesht një golashënues.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, mungon Messi dhe Ronaldo

“Më pëlqen evolucioni i tij. Sepse ai pati kundër Monterrey natën e kaluar prekjen e një krijuesi”, ka thënë fillimisht Wenger për beIN Sports.

“Ai krijoi shanse rreth zonës që janë të jashtëzakonshme, [kishte shumë hije] të Messit në të ndaj Monterrey dhe mua më pëlqen që një djalë që mund të shënojë kaq shumë gola gjithashtu bëhet djali që jep asistime”.

Lexo po ashtu Salah kalon Suarezin dhe Torresin me gola te Liverpooli

“Ky është një lojtar i kompletuar”.

“Kjo është ajo që të gjithë e admirojmë dhe ajo që duam nga lojtarët tanë”, përfundoi legjenda franceze. /Telegrafi/

Exit mobile version