Site icon Telegrafi

Wenger konfirmon se mesfushori ka humbur sezonin

Anësori i Arsenalit u lëndua javën e kaluar kundër Barcelonës.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar se Alex Oxlade-Chamberlain do të jetë jashtë fushave të blerta gjashtë deri tetë javë, por nuk do të operohet.

Mesfushori u largua nga Emirates Stadium me paterica, pas një përplasje me Javier Mascheranon, gjatë humbjes me rezultat 2:0 në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton Telegrafi.

“Ai do të jetë jashtë fushave të blerta gjashtë deri në tetë javë, por nuk do të operohet”, tha trajneri  i Gunners, Wenger.

Oxlade-Chamberlain ka të ngjarë të humbasë shumicën e ndeshjeve të Ligës Premier, por do të shpresojë që të jetë i gatshëm për Euro 2016.

Ish ylli i Southamptonit deri më tani ka pasur 32 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar vetëm një gol, përkatësisht në fitoren e muajit të kaluar ndaj Bournemouthit. /telegrafi/

Exit mobile version