Telegrafi

Wenger i kënaqur me barazimin në derbin e Londrës

Arsene Wenger është ndarë i kënaqur me barazimin e marr në derbin e Londrës ndaj Chelseat në Stamford Bridge.

Arsenali dhe Chelsea barazuar me rezultat të bardhë 0-0, por trajneri francez i skuadrës nga Emirates është i kënaqur me lojën e treguar nga futbollistët e tij.

Lexo po ashtu Paqe në ‘Stamford Bridge’, Chelsea dhe Arsenal ndajnë pikët

“Ndjeja se ishte një lojë me intensitet, me dy ekipe që shkonin për të fituar duelet në të gjithë fushën, dhe ne u përgjigjëm mirë. Më pëlqen kur ekipi tregon atë lloj reagimi”, ka thënë fillimisht Wenger.

“Mendoj se është një pikë e merituar, por me pak më shumë liri mund ta kishim fituar këtë ndeshje me diferencën e një ose dy golave, por ishte e rëndësishme që nuk humbëm. Mund ta shihni këtë në 20 minutat e fundit”.

Lexo po ashtu Conte: Luajtëm mirë, por barazimi ishte rezultat real

“Njerëzit harrojnë se ne mundëm Chelsean në finalen e Kupës FA dy muaj më parë. Ne kemi treguar këtë cilësi shumë herë”.

“Kur shkoni për trofe, secili jep 100 për qind. Është ndryshe në kampionat. Kur luani në shtëpi, të gjithë presin që ju të fitoni ndeshjet”, përfundoi francezi. /Telegrafi/