Telegrafi

Wenger: Ka interesim për Mahrezin, por jo ofertë

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur rreth zërave për Riyad Mahrez.

Tekniku francez ka thënë se Topçinjtë e duan algjerianin, por ende nuk kanë bërë ofertë.

“Mahrez është një lojtar i madh, ishte vendimtar në fitimin e titullit me Leicesterin dhe vazhdon të jetë i fortë dhe pse klubi nuk është në maje”.

“Ka interesim, por ende nuk kemi formuluar ofertë zyrtare, por mund ta bëjmë”, ka thënë Wenger.

Çmimi i lojtarit është rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/