Arsene Wenger beson se Rasenball Sport Leipzig ishte arkitekti i dështimit të vetës në ndeshjen 3-0 që e humbën ndaj Paris Saint-Germainit.
Skuadra gjermane u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke u falur kualifikimin në finale parisienëve.
PSG shënoi tre gola me anë të Marquinhos, Angel Di Marias dhe Juan Bernatin, derisa argjentinasi ishte njeriu i ndeshjes.
Ish-trajneri i Arsenalit e analizoi ndeshjes mes dy skuadrave, duke thënë se Leipzigu bëri dy gabime trashanike ndaj PSG-së.
“Në futboll çështja është që ju t’i përdorni fuqitë e juaja dhe ato t’i tregoni ndaj kundërshtarit dhe mendoj se Leipzigu kishte problem të bënte atë gjë”, ka thënë Wenger pas ndeshjes.
“Ata nuk arritën po ashtu të ndalonin lojën e PSG-së. Individualisht, PSG është më e fortë andaj Leipzig dështoi qysh në pjesën e parë”.
“Në pjesën e parë, ata pranuan dy gola dhe për ta ishte problem që të shënonin dy gola, shkaku që ata nuk kanë një golashënues të vërtetë. Dy gabime taktike dhe ndeshja përfundoi për ta”, ka shtuar më tej francezi.
PSG tani do të pres fituesin e duelit mes Lyonit dhe Bayern Munichut për t’u përballur në finalen që është e para për ta në histori të klubit. /Telegrafi/