Telegrafi

Wenger ia ofron Perezin klubit italian

Sipas Corriere dello Sport, Romës iu është ofruar shansi për të nënshkruar me sulmuesin Lucas Perez nga Arsenali për 13.5 milionë euro.

Futbollisti spanjoll mbush 29 vjet në muajin e ardhshëm dhe mund të luajë në një rol qendror ose në krahun e djathtë të sulmit.

Lexo po ashtu Mahrez: Do flisja me Romën, por Leicesteri nuk e ka pranuar ende ofertën

Perez ka qenë gjithashtu i lidhur me dy skuadra spanjolle, Deportivo La Coruna (ish-klubin e tij) dhe Sevillan.

Ai nënshkroi vetëm një vit më parë për 20 milionë euro, por bëri vetëm 21 paraqitje konkurruese për Topçinjtë, duke shënuar shtatë gola dhe pesë asistime.

Roma vazhdojnë të derdhin të gjitha burimet e tyre në transferimin e Riyad Mahrezit nga Leicester City, veçanërisht pasi që sot algjeriani konfirmoi se dëshironte të fliste me ekipin nga Serie A. /Telegrafi/