Arsenal sonte do të takohet në finalen e FA Cup me Chelsean.
Kjo do të jetë edhe mundësi më tepër që ngritën zërat kundër Arsene Wengerit apo të rris mbështetjen për francezin.
Megjithatë, trajneri i Arsenalit ka bërë të qartë se do të qëndrojë në “The Emirates” pavarësisht rezultateve të arritura gjatë këtij viti, transmeton Telegrafi.
Për më tepër, 67-vjeçari është i gatshëm të nënshkruajë kontratën e re dy-vjeçare.
“The Mirror” gjithashtu raporton se nëse ai nuk qëndron, do të ketë ndryshime të mëdha në prapaskenë në “Emirates”. /Telegrafi/