Telegrafi

Wenger e quan Unitedin “të çmendur” për transferimin e Pogbas

Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, është i tronditur nga shuma që Manchester United do të shpenzojë për Paul Pogban.

Wenger ka sugjeruar se ai nuk do të paguante shumën prej 130 milionë eurosh për Pogban, teksa këtë hap të Unitedit ai e cilëson si “të çmendur”.

“Është totalisht çmenduri nëse nuk mund ta paguani këtë. Nëse mund ta paguani atëherë është e justifikueshme”.

“Është komplet çmenduri nëse e krahasoni me jetën normale. Sigurisht që nuk është normale. Por, ne jetojmë në një botë ku secili aktivitet që është botëror bën shumë para”.

“Futbolli është bërë garë mbarë botërore dhe kjo është arsyeja pse klubet mund të sigurojnë të holla të tilla. A do të kthehen ato të holla nga loja e lojtarit? Këtë askush nuk mund ta garantojë”.

“Që prej se jam në këtë sport gjithmonë kam menduar se rekordet e transferimeve nuk do të shkojnë lart dhe gjithmonë kam dështuar. Ndoshta në pak vite transferimet do të jenë nga 200 apo 300 milionë euro, kush e di?”, deklaroi Wenger. /Telegrafi/