Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë shitja e Alex Oxlade-Chamberlain te Liverpooli ishte e detyrueshme.
Lojtari pas gjashtë vitesh është larguar nga Emirates Stadium për shumën e 40 milionë funteve.
“I dëshiroj gjitha të mirat”.
“Në fund të ditës e kemi marrë vendimin. Ne duhet ta shihnim dikë dhe në përgjithësi besoj se sot jemi në gjendje mjaft të fortë financiare si gjithmonë dhe ne kemi një skuadër mjaft të mirë për të konkurruar”.
“Nganjëherë duhet të shisni lojtarë që tua hapësh derën lojtarëve të rinj, pasi përndryshe ata nuk mund të kenë hapësirë”, ka thënë Wenger.
Arsenali në tri ndeshjet e para ka marr tri pikë, duke humbur në dy takime dhe duke fituar vetëm një. /Telegrafi/