Arsene Wenger ka folur pas kualifikimit të Arsenalit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Arsenali barazoi 2-2 në ndeshjen kthyese në Rusi ndaj CSKA Moskës, por kaloi tutje falë fitores në ndeshjen e parë në Emirates.
“Ndoshta ishim të habitur pak nga intensiteti i lojës dhe nuk ishim në garë, sidomos në pjesën e parë”, ka thënë fillimisht Wenger për BT Sport.
“Ata shënuan dy gola dhe Ignashevich kishte një shans për të shënuar golin e tretë, pastaj ne ishim në fije të perit, por pastaj patëm një përgjigje të mirë: ne ishim më mirë të organizuar në pjesën e dytë sesa në të parët, distanca jonë ishte shumë e madhe”.
“Nëse ju shikoni ndeshjen, ne ishim në telashe në pjesën e parë. Kur u transferuam në pesë mbrojtës, ne ishim më të qëndrueshëm dhe nuk dhamë kaq shumë shanse”.
“Ne kemi lojtarë të cilët gjithmonë mund të shënojnë. Sapo shënuam 2-1, ishte një goditje e madhe për ta dhe ata nuk arritën të këndellen”.
“Nuk ishte plani që të mposhtemi. Mendoj se kemi humbur disa lëvizje për të qenë në dispozicion për bashkëlojtarët tanë, nuk kemi fituar duele, kështu që ishte e vështirë”.
“Ata luajtën mirë me topin dhe patën disa mundësi, ku shënuan edhe dy gola. Pastaj, ne kishim një presion mbi vete, sepse nëse ata do të shënonin të tretin, ne do ishim jashtë garës”.
“Ne duhet të kemi më shumë besim në lojën tonë. Është një garë e madhe për ne, sepse është shansi ynë i fundit për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”, përfundoi francezi. /Telegrafi/