Site icon Telegrafi

The Weeknd po kërkon t’i rikthehet Bella Hadidit

WEST HOLLYWOOD, CA - MARCH 20: EXCLUSIVE COVERAGE Model of the Year Honoree Bella Hadid (L) and Abel "The Weeknd" Tesfaye attend The Daily Front Row "Fashion Los Angeles Awards" 2016 at Sunset Tower Hotel on March 20, 2016 in West Hollywood, California. (Photo by Stefanie Keenan/Getty Images for The Daily Front Row)

The Weeknd javë më parë është ndarë prej të dashurës disa mujore, Selena Gomez.

Kjo e fundit tashmë i është rikthyer ish të dashurit, Justin Bieber, i cili ka arritur ta bind sërish këngëtaren se vetëm ai i duhuri për Gomezin.

Se nuk do të funksionojë lidhja mes Selenës dhe reperit amerikan, e kishte paralajmëruar edhe Bella Hadid.

The Weeknd dhe Bella Hadid (Getty Images)

Kohë më parë ajo është shprehur se kjo marrëdhënie ishte thjeshtë një kurth i Selenës për të shtënë sërish në dorë Justin Bieber.

E kjo doli të jetë e vërtetë pasi që tashmë, The Weeknd po lëviz të gjithë gurët e mundshëm vetëm që të takohet me modelen e famshme.

Lexo po ashtu DiCaprio as me 3.500 të brendshme femrash, 36 trëndafila të bardhë nuk mund t'ia fitojë zemrën Bella Hadidit

Por, duket se 27-vjeçari nuk i ecë fati pasi që modelja palestineze e ka lënë pas lidhjen me The Weeknd duke e refuzuar ndonjë kontakt të mundshëm.

Ndryshe, sot u raportua se bukuroshja kishte refuzuar edhe një takim romantik me aktorin Leonardo DiCaprion, megjithëse kanë bërë shkëmbimin e numrave të telefonit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version