Të dielën në mbrëmje në Microsoft Theater në Los Angeles është mbajtur ceremonia e “Billboard Music Awards 2021”.
Nata e madhe e muzikës u drejtua nga Nick Jonas, i cili njëherësh edhe performoi së bashku me të vëllezërit.
Ylli i “Blinding Lights”, The Weeknd ishte nominuar në 16 kategori përfshirë ‘artistin më të mirë’, ‘artistin më të mirë mashkull’ dhe ‘artistin më të mirë Hot 100’ – teksa udhëhoqi natën me 10 çmime.
BTS në anën tjetër fitoi për çdo kategori në të cilën ishin të nominuar, gjersa katër çmime i rrëmbeu edhe Bad Bunny.
Reperi i ndjerë, Pop Smoke po ashtu është nderuar me pesë çmime.
Dua Lipa ndërkohë ishte e nominuar në katër kategori për: “Top Artistët më të qëndrueshëm në Billboard 100”, “Top Artistet në kategorinë e femrave”, “Top Artistët më të kërkuar në Radio” dhe për “Top këngët më të dëgjuara në Radio” – por që nuk ka arritur të fitoj asnjë çmim.
Dua ishte artistja e vetme shqiptare e nominuar sivjet në “Billboard Music Awards”. /Telegrafi/