Modelja e njohur Bella Hadid dhe këngëtari “The Weekend”, janë komentuar gjatë në mediat rozë përsa i përket marrdhënies së tyre të dashurisë që fillimisht nisi mjaft vrullshëm por pas një viti u ndërpre në mes.
Nuk kanë kaluar shumë ditë nga momenti që të dy i dhanë fund lidhjes dhe një rastësi e këndshme i bashkoi sërish me njëri tjetrin.
Bella Hadid ka qenë mbrëmjen e djeshme një prej modeleve që ka sfiluar për spektaklin e “Victoria’s Secret” që u mbajt në Paris ndërkohë që “The Weekend” ka qenë i ftuar për të kënduar po në të njëjtin vend.
Teksa Hadid ka parakaluar, ish i dashuri i saj ka qenë duke kënduar dhe janë shoqëruar me sytë nga njëri tjetri përgjatë gjithë kohës.
Të dy janë shoqëruar pas eventit, kurse nuk dihet nëse kanë ripërtërirë marrëdhënien e tyre. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8U0KOyF36Ug