SHBA-ja njoftoi sot një sërë lehtësirash në lidhje me sanksionet e miratuara kundrejt Kubës, një mënyrë për të favorizuar shkëmbimet në kërkimet mjekësore si dhe tregtinë e cigareve dhe rumit kuban jashtë terrorit të saj.
“Kjo fazë e re në përmirësimin e marrëdhënieve midis dy ish-kundërshtarëve në Luftën e Ftohtë hap një kapitull të ri mes dy shteteve”, deklaroi sekretari amerikan i Thesarit , Jacob Lew.
Embargo ekonomike dhe financiare e dekretuar në 1962, një masë që duhet të hiqet vetëm nga ana e Kongresit në Uashington, mbetet ende në fuqi.
“Sfidat do të vijojnë megjithë diferencat reale midis qeverive tona për çështje si demokracia apo të drejtat e njeriut, por kam bindjen se angazhimi ynë është e vetmja mënyrë për të hequr ndasitë drejt arritjes së progreseve”, u shpreh presidenti Obama në një deklaratë.