Telegrafi

Wanda thërret Interin: Jemi në pritje të telefonatës, Icardi do të rinovojë 100 për qind

Wanda Nara (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara, është kthyer edhe një herë të flasë për të ardhmen e argjentinasit, por këtë herë me tone shumë më të buta drejtuar klubit të Interit.

Përfaqësuesja e kapitenit zikaltër ka thënë se është në pritje të një ftese për rinovim dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Ai është aty, ai është kapiteni. Ndeshjet si kjo mund të ndodhin, por thashethemet për rinovimin e tij nuk e kanë destabilizuar”.

Wanda Nara dhe Mauro Icardi gjatë një ndeshje të Interit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Një kampion si nuk ndjen ndonjë presion. Ai është shumë i qetë dhe këto gjëra nuk e shqetësojnë. As Maruo, as unë nuk kemi kërkuar kurrë ndonjë gjë, problemi është se unë shikohem gjithmonë si idiote”.

“Kur klubi do të vendos që është momenti i duhet të na thërrasin, unë do të përgjigjem dhe do të ulem për të biseduar me ata. Ka një mundësi reale që ai të qëndrojë për një kohë të gjatë te Interi”.

Lexo po ashtu Interi nuk ndahet nga Chiesa, ia ofron njërin nga Gagliardini dhe Karamoh

“Një takim së shpejti? Kam marrë sinjale pozitive, pra shpresoj që të jetë një javë e rëndësishme. Telefoni im është i ndezur dhe ai do të rinovojë 100 për qind, edhe pse ende nuk kemi folur me askënd”.

“Nuk më pëlqen të dëgjoj njerëzit duke thënë se atmosfera në zhveshtore varet nga rinovimi i Icardit, është sikur të thuash se Interi është klub i dobët dhe kjo nuk është aspak e vërtetë”, ka thënë Wanda për Tiki Taka. /Telegrafi/