Mauro Icardi ka qenë i lidhur me një kalim te klubet kineze nga Interi, pro situatën e sqaron bashkëshortja e tij Wanda Nara.
Flitej se Fabio Cannavaro që është trajner i Tianjin Quanjian e ka kërkuar lojtarin.
“Mund ta konfirmoj se shumë skuadra nga Kina e kanë pëlqyer, por Icardi e ka nënshkruar tashmë kontratën e re me Interin dhe është i lumtur”, ka thënë agjentja Nara për Calciomercato.com.
“Interi ka bërë gjithçka çfarë duhet për ta mbajtur Icardin, dhe Mauro ka bërë gjithçka që të qëndroj kapiten i Interit”.
Kontrata e re e Icardit ka një klauzolë prej 110 milionë euro. /Telegrafi/