Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka thënë se janë dy oferta të rëndësishme për lojtarin e Interit.
Real Madrid dhe Manchester United kanë qenë të lidhur me lojtarin në afatin kalimtar të janarit.
“Nuk jam takuar me drejtorin sportiv Ausilion, por kemi biseduar shumë në telefon”
“Ai e di se çfarë mendoj dhe e di pozicionin e klubit. Në afatin kalimtar të fundit disa klube të mëdha kanë shfaqur interesim për Mauron”.
“Jam duke u marr me të ardhmen. Në vitin e fundit i kam dëgjuar shumë, për kushtet dhe situatën”.
“Edhe në të kaluarën klube të mëdha e akne dashur atë, por Mauro e ka zgjedhur gjithmonë Interin. Ai ka bërë shumë për këtë ngjyra dhe nuk ka qenë kurrë në dyshim për fanellën që ka zgjedhur”.
“Ai vendosi të bëhet kapiten në moshën 22 vjeçare dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me shokët e skuadrës”.
“Klauzola prej 110 milionë euro? Besoj që Interi është i lumtur që një lojtar i tyre vlerësohet kaq shumë”.
“110 milionë euro janë shumë para”, ka thënë Wanda. /Telegrafi/