Telegrafi

Wanda Nara: Icardi do të rinovojë me Interin

Wanda Nara, gruaja dhe agjentja e sulmuesit të Interit, Mauro Icardit, i ka siguruar të gjithë që sulmuesi do ta vazhdojë kontratën. 

Ajo kishte ndezur polemikat duke deklaruar muaj më parë se kishte “një distancë të madhe” mes ofertës së klubit dhe kërkesave të kapitenit.

Wanda pastaj insistoi se ajo ishte kontaktuar nga klubet më të mira të Evropës, duke përfshirë Real Madridin.

Ajo këtë mbrëmje, foli për ‘Striscia La Notizia’ në Canale 5.

“Ne do të rinovojmë, do të ketë një kontratë të re, mos u shqetësoni”.

“Nuk ka distancë, nuk ka probleme. Sigurisht Interi dëshiron të mbajë Icardi”.

Ai ende ka një klauzolë lirimi prej 110 milion eurosh që mund të aktivizohet vetëm nga 1 deri në 15 qershor./Telegrafi/