Telegrafi

Wanda Nara flet për fotografitë intime me Icardin

Wanda Nara dhe Mauro Icardi (Foto: Instagram/wanda_icardi)

Wanda Nara dhe Mauro Icardi morën vëmendjen me fotografitë intime që i shpërndanë në rrjetet sociale.

“Fotografitë e realizuar bashkë me Icardin? Janë thjesht punë, asgjë më shumë”, ka qenë komenti i gruas së futbollistit në një prononcim për Tiki Taka.

“Fotografitë janë realizuar bardh e zi, pa ndonjë referencë apo mesazh”, ka sqaruar menaxherja e argjentinasit.

Lexo po ashtu Wanda dhe Icardi me set të ri fotografik, nuk mungojnë imazhet ku ata shfaqen të zhveshur

“Unë punoj me Instagramin, jeton me këto poza dhe Mauro nuk e ka problem… Ne nuk e zgjedhim kohën kur i publikojmë fotografitë, megjithatë janë edhe dy tjera që do t’i publikojmë”, ka thënë ajo.

Duke iu përgjigjur disa komenteve në Instagram, Wanda është shprehur: “Vetëm ai (Icardi) mund ta thotë nëse është i lumtur, ndërsa unë e bëj atë që e bën të lumtur. Mos harroni se ai i bën zgjedhjet, ju siguroj se ka pak meshkuj të vërtetë si ai”. /Telegrafi/