Wanda Nara ka qenë e ftuar në emision ‘Tiki Taka’ për të folur rreth situatës së burrit të saj Mauro Icardit.
Interi ka marrë vendim ditë më parë dhe i ka hequr shiritin e kapitenit sulmuesit argjentinas, që pastaj ka refuzuar të luaj ndaj Rapidit në Ligën e Evropës.
Por në takim ndaj Sampdorias, Icardi ka qenë i pranishëm në tribunë për ta parë nga afër skuadrën e tij.
“Ne kemi shkuar në stadium me kënaqësi, pasi gjithmonë shkoj i shikoj ndeshjet e Interit si bashkëshortja e kapitenit dhe si nëna e Valentinos një tifoz i klubit”, tha Wanda Nara që filloi të qajë në studio.
“U larguam nga stadiumi pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, vetëm për arsye sigurie. Mauro po e vuan shumë heqjen e shiritit, është sikur t’i kesh prerë këmbën. Ai është shumë krenar për shiritin dhe për këtë fanellë”, u shpreh Wanda Nara.
Tutje bashkëshortja e Icardit ka thënë se nuk e kanë ndërmend të largohen nga Interi.
“Jemi një familje interiste. Mauro ka shënuar 120 gola me këtë fanellë dhe është i pari që beson tek kjo skuadër. Unë jetoj në Milano për Interin dhe nuk dua të largohem”.
“Mauro është shumë i sinqertë dhe ndoshta kjo është një e metë në këtë botë. Ideja jonë është të mos largohemi nga Interi”, përfundoi Wanda Nara deklaratën e saj me lot në sy.
Por gjatë emisionit në lidhje direkte telefonike është inkuadruar administrori i Interit, Beppe Marotta.
“U trishtova duke parë Wandan duke qarë në emision dhe kjo është arsyeja që telefonova”.
“Nuk dua të hyjë në arsyeje e vendimit pasi mendoj se ishte një vendim i drejt. Ajo që kemi bërë është për të mirën e Interit, për të mirën e Icardit dhe të tifozëve”, tha Marotta.
“Do të takohemi së shpejti për të diskutuar për kontratën e re nëse Wanda dëshiron. Ne do të bëjmë propozimin tonë ndërsa mbetet e tyre nëse do ta pranojnë ose jo”, tha Marotta. /Telegrafi/