Telegrafi

Wanda: Icardi nuk dëshiron Juventusin

Wanda Nara dhe Mauro Icardi (Foto: Claudio Villa/Getty Images)

Wanda Nara ka mohuar spekulimet se ylli i Interit, Mauro Icardi, dëshiron të bashkohet me Juventusin.

Gazzetta dello Sport raportoi javën e kaluar se Icardi kishte pranuar kushtet personale me Juventusin, por pas mohimit që bërë vet argjentinasi, tani edhe Wanda ka kundërshtuar këtë lajm.

“Icardi kurrë nuk ka thënë se donte Juventusin, kjo nuk është ajo që ai mendon”, ka thënë fillimisht Wanda për Tiki Taka.

Lexo po ashtu Juventusi arrin marrëveshje me Icardin, problem mbetet Interi?   

“Askush nuk e ka dëgjuar Mauron të flasë që kur atij iu largua shiriti i kapitenit”.

Wanda më pas komentoi shanset e Interit për top katër në Serie A pas disfatës së tyre 4-1 në Napoli.

Lexo po ashtu Icardi sulmon mediat në lidhje me lajmin për marrëveshjen me Juventusin: Dua të vazhdoj me Interin, është familja ime   

“Unë kam qenë i sigurt se do të ishte vendosur deri tani”.

“Ne jemi mësuar të vuajmë, por do të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve. Ne e meritojmë atë”, përfundoi gruaja e Icardit. /Telegrafi/