Telegrafi

Wanda dhe Icardi me set të ri fotografik, nuk mungojnë imazhet ku ata shfaqen të zhveshur

Wanda Nara dhe Mauro Icardi (Foto: Instagram/mauroicardi)

Çifti i shumëpërfolur argjentinas, Wanda Nara dhe Mauro Icardi, kanë realizuar një set të ri fotografik.

Ata shfaqen në poza mjaft tërheqëse duke ekspozuar figurën e tyre trupore në fotosesionin e ri.

Krahas imazheve në poza ngacmuese, Mauro dhe Wanda në fotografitë e reja janë shfaqur të zhveshur, herë njëri e herë tjetrit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Wanda Nara

Vlen të theksohet se fotografitë janë bardh e zi, ndërsa disa prej tyre janë publikuar në profilet e çiftit Icardi në Instagram.

Kujtojmë që në muajt e fundit, sulmuesi i Interit dhe agjentja e tij janë përfolur shumë nëpër media, falë prishjes së raporteve të lojtarit dhe përfaqësueses së tij me klubin italian. /Telegrafi/