Çifti i shumëpërfolur argjentinas, Wanda Nara dhe Mauro Icardi, kanë realizuar një set të ri fotografik.
Ata shfaqen në poza mjaft tërheqëse duke ekspozuar figurën e tyre trupore në fotosesionin e ri.
Krahas imazheve në poza ngacmuese, Mauro dhe Wanda në fotografitë e reja janë shfaqur të zhveshur, herë njëri e herë tjetrit.
Vlen të theksohet se fotografitë janë bardh e zi, ndërsa disa prej tyre janë publikuar në profilet e çiftit Icardi në Instagram.
Kujtojmë që në muajt e fundit, sulmuesi i Interit dhe agjentja e tij janë përfolur shumë nëpër media, falë prishjes së raporteve të lojtarit dhe përfaqësueses së tij me klubin italian. /Telegrafi/