Telegrafi

Wan-Bissaka flet për interesimin e skuadrave të mëdha evropiane

Aaron Wan-Bissaka. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Aaron Wan-Bissaka është njëri nga talentet më të mëdha në Angli.

Mbrojtësi i djathtë i Crystal Palace ka shkëlqyer këtë edicion në Ligën Premier ku ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Në 33 ndeshje të zhvilluara, lojtari ka bërë tre asistime dhe ka bërë lojë fantastike në defensivë.

Manchester United, Tottenham, Chelsea, Bayern Munich e Borussia Dortmund kanë shprehur interesim për të.

Aaron Wan-Bissaka. (Photo by Alex Morton/Getty Images)

Por vetë lojtari ka deklaruar për Evening Standard se do të qëndrojë te Crystal Palace.

“Jam i lumtur për interesimin e skuadrave të mëdha, kjo tregon se unë jam duke bërë mirë”, tha Wan-Bissaka.

“Unë kam edhe tri vite kontratë me Crystal Palace dhe jam i lumtur këtu. Do të qëndroj këtu”, u shpreh mbrojtësi këmbëshpejtë.

Gjithnjë sipas medieve angleze, Crystal Palace është gati ta lë të lirë yllin e tyre nëse vije një ofertë prej 45 milionë eurove. /Telegrafi/