Telegrafi

Walcott largohet nga Arsenali, por jo nga Liga Premier

Theo Walcott me shumë mundësi do të largohet nga Arsenali gjatë verës.

Sipas The Sun, sulmuesi anglez do të largohet nga Emirates, por do të mbetet në Ligën Premier.

Të interesuar për atë janë Liverpooli dhe Southampton, por favorit janë Reds.

Walcott ka shënuar nëntë gola në 35 ndeshje këtë sezon për Topçinjtë në të gjitha garat. /Telegrafi/