Telegrafi

Walcott drejt Serie A

Milani raportohet se është vënë pas sulmuesit të Arsenalit, Theo Walcott.

Sipas CalcioMercatoWeb, anglezi është i vendosur të largohet këtë verë nga Emirates pas problemeve për të gjetur vend në ekipin e parë të “Topçinjve”.

Tani Milani ka shprehur interesim për ish-sulmuesin e Southamptonit në tentimin për të zgjeruar opsionet në sulm.

Klubi italian është i gatshëm të ofrojë shërbimet e Manuel Locatellit si pjesë të marrëveshjes.