Site icon Telegrafi

Wagnerit iu deshën 18 muaj për të avancuar 7 kilometra në Bakhmut, por në Rusi avancuan 350 kilometra për një ditë

Grupit Wagner iu deshën 18 muaj për të avancuar 7 kilometra në Bakhmut por në Rusi ata kanë kaluar 350 kilometra brenda një dite, ka thënë një analist.

“Ata janë duke bërë avancim të rëndësishëm në autostradën M4”, ku mund të bëjnë katër orë me makinë deri në Moskë, tha Philip Ingram, transmeton Telegrafi.

Ish-oficeri i lartë i inteligjencës tha se kanë shpërthyer “përçarje” midis civilëve që mbështesin ose kundërshtojnë Yevgeny Prigozhin (kreun e Wagnerit) me përleshje që shpërthyen në rrugë.

Ndryshe, Grupi Wagner ia ka mësyrë Moskës pasi akuzoi udhëheqjen ushtarake ruse se ka bombarduar kampet e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version