Banorët e qytetit rus Rostov janë dëgjuar duke brohoritur në mbështetje të trupave të Wagnerit në rrugët e qytetit, derisa këta të fundit po tërhiqen nga qyteti.
Një numër i madh i qytetarëve aty u dëgjuan duke duartrokitur e duke brohoritur emrin e grupit Wagner, transmeton Telegrafi.
In opposition to Putin, the Russian people are out on the streets of Rostov, chanting:
“Wagner, Wagner, Wagner”
This is far from over… pic.twitter.com/MN2bilRUXG
— Visegrád 24 (@visegrad24) June 24, 2023
Një video tjetër, e shpërndarë në Twitter tregon se si ushtarët në momentin kur u përshëndetën me banorët në Rostov shkëmbyen përqafime.
Wagner says goodbye to the citizens and leaves Rostov. pic.twitter.com/PPmYLrcPaw
— Sprinter (@Sprinter99880) June 24, 2023
Trupat e grupit Wagner kanë filluar të tërhiqen nga Rostovi, pasi kreu i tyre Yvgeny Prigozhin u dakordua që të ndalojë marshimin në Moskë.
Soldiers of the Wagner group began to leave the territory near the headquarters of the Southern Military District in Rostov-on-Don. pic.twitter.com/fzAaeJ3Azd
— Sprinter (@Sprinter99880) June 24, 2023
Prigozhin tha se do të kthejë trupat nëpër baza.
Ai fillimisht kishte hyrë në qytetin Rostov, pastaj ka nisur marshimin drejt Moskës. /Telegrafi/