Ndoshta Tiguani i ri do të jetë më i madh se ai aktual, por kompania Volkswagen është duke planifikuar që klientëve të vet t’u ofrojë një ‘crossoverc më të ulët, i cili në këtë segment synon zëvendësimin e Tiguanit të ri.
Ky ‘crossoverc pritet të bazohet në Golf, ndërsa kreu i zhvillimeve të Volkswagenit, Heinz-Jacob Neusser, ka njoftuar për media se kompania seriozisht është duke planifikuar për Golf SUV, transmeton Koha.net.
‘Crossoveri’ i ri do të mund të gjendet edhe në tregun amerikan, me ç’rast do të rritej oferta e kësaj marke në Shtetet e Bashkuara.