Site icon Telegrafi

VV thotë se 12 mjekë i janë bashkuar kësaj partie në Pejë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se partisë së tij i janë bashkuar edhe 12 mjekë gjatë ditës së sotme.

Kurti njoftoi përmes një postimi në Facebook, se të gjithë këta mjekë janë nga Komuna e Pejës, ndërsa publikoi edhe emrat e tyre.

“Sot, në Lëvizjen tonë në Pejë u anëtarësuan 12 mjekë. VETËVENDOSJE! po rritet sepse është e vetmja organizatë ku profesionistët vlerësohen e promovohen. Ata që u anëtarësuan janë: Rrezarta Berisha, transfuziologe; Fazli Shala, kirurg; Rifat Dreshaj, kirurg; Besnik Ibraj, mjek emergjent; Sylë Nikqi, gastroenterolog; Valentina Ademaj, infermiere; Valon Shala, neurolog; Selman Kelmendi, anestezist; Reshat Emra, kardiolog; Fahri Hasan, pulmolog; Driton Berisha, farmacist; Besnik Gjikolli, farmacist”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version