Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi respektimin e Kushtetutës së Kosovës dhe mos rrënimin e Komisionit Qendror Zgjedhor, duke emëruar në mënyrë të paligjshme anëtarët e KQZ-së.
Deputeti i LVV-së, Xhelal Sveçla në një konferencë për media u shpreh mjaft kritik ndaj presidentit, duke thënë se ka më shumë se një vit e gjysmë që KQZ-ja është mbajt peng nga Thaçi në mënyra të ndryshme.
Ndërsa, deputetja tjetër nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu, tha se përbërja e KQZ-së duhet të shihet nga integriteti i zgjedhjeve përmes garës elektorale.
Ajo tha se LVV sot ka dërguar kërkesë për emërim të dy anëtarëve nga kjo parti për KQZ-së.
Sipas saj, Adnan Rrustemi dhe Nazlie Bala dy të propozuarit e VV-së duhet të aprovohen sa më shpejtë nga presidenti, Hashim Thaçi. /Telegrafi/