Dega e AKR-së në Mitrovicë dhe në Vushtrri do të marrin pjesë në protestën e Vetëvendosjes që pritet të mbahet nesër në Prishtinë.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, Nasuf Aliu, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar se së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, do të marrin pjesë në protestë.
Ky është postimi i tij në Facebook:
Po, protestës së nesërme!
Bazuar në shumë zhvillime politike në nivel shteti dhe të interesit të përgjithshëm, protestës së nesërme i bashkohemi edhe ne.
Serbia çka nuk mundi ta arrij me sundimin për 100 vite si dhe me gjenocidin në luftën e fundit, tanimë po përpiqet ta arrij përmes dialogut jokonstruktivë, po ashtu ndihmuar edhe nga moskordinimi i faktorit tonë politikë dhe kryeneqësia e presidentit Thaqi.
Presidenti i Kosovës nuk arriti të na bind në iden e tij për korrigjim të kufirit, përkundrazi vazhdon të na e rrisë dyshimin se qasja e tij është rrezik për të ardhmen e vendit dhe tokës sonë.
Askush nuk është kundër bashkangjitjes së Luginës, mirëpo tendeca individuale, e pa kordinuar dhe sqaruar për qytetarët na bënë dyshues në qëllimet e drejta për një të ardhme në interesin kombëtar.Prandaj, nesër na thërret vendi, ashtu siq ditëm dje me gjak, aty duhet të jemi edhe nesër, ta mbrojmë vendin dhe shtetin tonë!
Shifemi në ora 12:30, te parku në Vushtrri, dhe në ora 14, te Sheshi në Prishtinë, andaj ftoj edhe strukturat dhe antarësinë e AKR’s në Vushtrri që ti përgjigjet ftesës sonë.