Lëvizja Vetëvendosje duket se nuk është duke i trajtuar të gjithë anëtarët e partisë njësoj.
Ky subjekt politik ka injoruar sot pjesëmarrjen televizive të dy deputetëve, Dardan Molliqajt dhe Donika Kadaj-Bujupit.
Përderisa një gjë e tillë nuk ka ndodhur gjatë ditës së djeshme me pjesëmarrjen e Xhelal Sveçles dhe Albulena Haxhiut.
Pjesëmarrja e Haxhiut dhe Sveçles në emisione televizive ishte njoftuar përmes llogarisë zyrtare të VV-së në Facebook, ndërsa ajo e Molliqajt dhe Kadajt-Bujupit nuk janë paralajmëruar fare.
Kadaj Bujupi dhe Molliqaj në llogaritë e tyre zyrtare kanë njoftuar se sonte do të marrin pjesë në emisione televizive.