Lëvizja Vetëvendosje njofton se Policia e Kosovës arrestoi 8 aktivistë të saj, ndër ta edhe një deputete të Kuvendit të Kosovës.
“Para pak çastesh Policia e Kosovës arrestoi 8 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndër ta dhe një deputete të Kuvendit të Kosovës, teksa po zhvillonin aksion simbolik pranë Stacionit të Policisë në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës për dhunën ndaj grave”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Sipas Vetëvendosjes të arrestuar janë :Saranda Bogujevci, Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Arta Berisha,Çlirim Gërbeshi,Atdhe Arifi dhe Patrik Domi. /Telegrafi/