Telegrafi

VV nuk përjashton gazin dhe protestat në kundërshtim të demarkacionit (Video)

Koordinatori i sekretariateve të Lëvizjes Vetëvendosje, Nol Nushi, ka thënë se Marrëveshja e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, do të kundërshtohet në çdo formë të mundshme, duke mos përjashtuar as gazin dhe protestat.

“Demarkacioni është vërtetuar që është gabim. Rrjedhimisht duan të na bien të njëjtin rezultat që nuk do të kalojë. Ne do ta kundërshtojmë me të gjitha format që kemi fuqi. Zgjidhja është që demarkacioni të kthehet sërish në ri dizajnim dhe të merremi edhe me probleme të tjera, sepse demarkacioni nuk është i vetmi problem”, tha Nushi në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

I pyetur se përse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dërguar ekspertë të fushës që të jenë pjesë të Komisionit për matjen e territorit dhe të ketë bashkëpunim për një zgjidhje, ai tha se “nuk kanë dashur që ta legjitimojnë këtë komision”.