Telegrafi

VV ndërron lokacionin e selisë: A do të ketë shpejtë zgjedhje?

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që të ndërrojë lokacion e selisë së saj qendrore. Ajo, nga sot, zyrat nuk do t’i ketë më në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi. Ai ka thënë se selia e Lëvizjes Vetëvendosje tash e tutje do të jetë në Dragodan.

Krasniqi nuk ka treguar se cilat janë arsyet e zhvendosjes. Por, nga përvoja e mëparshme e këtij subjekti, VV selinë gjithmonë e ndërron në prag të zgjedhjeve të reja. /Telegrafi/