Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu tha sot në seancë se nëse kryeministri Ramush Haradinaj nuk tërhiqet nga Projektligji për Dialogun atëherë ata do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërsa deputeti i LDK-së Arben Gashi ka thënë se nuk mund të miratohet platforma para se ligji për dialogun të kalojë, sepse platforma është produkt i ligjit.
Ndërsa, kryetari i ekipit negociator Fatmir Limaj tha se platforma duhet të ndahet nga Ligji për Dialogun.