Site icon Telegrafi

VV: Kadri Veseli po i kthehet zanatit të tij të vjetër, nuk i la mediat në mbledhjen e Kryesisë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me moslejimin e medieve në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

VV përmes një njoftimi ka thënë se kjo tregon qartë që kryetari i Kuvendit po i kthehet zanatit të tij të vjetër, kur punët e pista i kryente tinëzisht dhe larg vëmendjes së publikut.

Lexoni reagimin e plotë të VV:

“Moslejimi i medieve që të përcjellin punën e Kuvendit, tregon qartë që Kryetari i Kuvendit po i kthehet zanatit të tij të vjetër kur punët e pista i kryente tinëzisht dhe larg vëmendjes së publikut.

Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon vendimin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, për largimin e medieve dhe vështirësimin e punës së tyre.

Pushteti tashmë po e di që demarkacioni është projekt kundërpopullor dhe dëmtues për Republikën tonë, prandaj nuk i do mediat dhe publikun afër”. /Telegrafi/

Exit mobile version