Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi gjatë konferencës së sotme për media, ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj i cili tha se “Mogherini e ka mbytur dialogun me Serbinë”.
Ai ka thënë se kritikat e Haradinajt, janë tendencë për me i kamufulu dështimet e brendshme.
“Mogherini ka devijuar nga roli i saj ndërmjetësues duke u bërë shpesh imponuese në këtë proces. Qasja e tillë e Bashkimit Evropian në raport me Kosovën ka qenë edhe më herët dhe për këtë kemi folur shumë herë. Por kritikat e kryeministrit janë tendencë për me i kamuflua dështimet e brendshme, duke përdor një frymë armiqësore ndaj BE-së”, ka thënë Bislimi.
Ai ka përsëritur qëndrimin e VV-s se nuk do t’i bashkohen Ekipit Negociator. Sipas tij, dy bashkëkryesuesit e propozuar Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti nuk kanë legjitimitet për ta përfaqësuar Kosovën në dialog. /Telegrafi/