Pavarësisht se sot kanë pasur një takim, udhëheqësit e AAK-së, NISMA-s, Vetëvendosjes dhe AKR-së nuk kanë arritur asnjë marrëveshje koalicioni.
Udhëheqësi i NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka konfirmuar për Express se ka ndodhur një takim sot ndërmjet udhëheqësve të AAK-së, VV-së, AKR-së e NISMA-s për Kosovën.
“Kemi diskutuar edhe për koalicioni parazgjedhore e paszgjedhore”.
Ai ka treguar se në takim ishte edhe ish-Ambasadori Wolker, ndërsa, takimi ka ndodhur në Parkun Gërmia, në periferi të Prishtinës.
Muharrem Nitaj i AAK-së ka thënë se takimi i udhëheqësve të partive ishte ide e Ambasadorit Wolker.
Në takim kanë marrë pjesë: Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Visar Ymeri, Shpend Ahmeti e Jakup Krasniqi.
Burime nga takimi tregojnë se partitë opozitare nuk kanë arritur marrëveshje për të shkuar në zgjedhje në një koalicion.