Telegrafi

Vuri bast se mund të voziste mbi sipërfaqen e ngrirë të liqenit, por përfundoi keq (Foto)

Ngasjen e biçikletës, pa e mbajtur timonin e kemi provuar të gjithë si fëmijë, megjithëse është e rrezikshme dhe nuk përfundon gjithmonë mirë. Por, vozitja e veturës në mënyrë vullnetare, mbi sipërfaqen e ngrirë të liqenit, është e rrezikshme dhe mbase vetëvrasëse.

Pikërisht këtë e ka bërë një njeri nga Zelenogradi që ndodhet në perëndim të Rusisë.

Ai ka vënë bast me shokun, se mund të voziste veturën Lada përgjatë sipërfaqes së ngrirë dhe të dalë në bregun tjetër, transmeton Telegrafi.

Gjërat nuk kanë shkuar si duhet, meqë është thyer akulli dhe ai ka rënë në ujë.

Si pasojë, ai është dashur të notonte deri në bregun tjetër.

Fotografitë e bëra në një liqen të regjionit Oblast, i tregojnë forcat e sigurisë që nxjerrin veturën e cila ka rënë në ujë. /Telegrafi/