Të tjera detaje janë zbuluar për rolin që kishte në grupin kriminal të zbuluar falë përgjimeve në “SKY”, ku implikohet shefi i krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni.
Gazetarja thotë se nga dosja e SPAK, rezulton se Gjoni u kontaktua nga Bujar Gërmizi, i cili kishte marrë porosi nga Ismail Zeneli për të vrarë dy vëllezërit Nela.
Gërmizi i kërkonte informacione Gjonit për çdo lëvizje që bënin vëllezërit, ndërsa ky i fundit arriti jo vetëm të siguronte lëvizjet e tyre, por t’i vendoste GPS motrës dhe nënës së tyre. Po ashtu porositi njerëz që t’i afron kushërirës së vëllezërve Nela, që të krijonte një lidhje intime, që më pas ta përdornin si karrem për të arritur që t’i lokalizonin më pas. Por planet dështuan, dhe për fat të mirë nuk u kryen vrasjet.
“Hetimi ka nisur në prill, pas informacioneve nga Holanda, e më pas janë bashkuar dhe disa shtete të tjera. Këto shtete kishin informacion se një grup shqipfolës ishin të përshirë në trafik droge. Kishin informacion që komunikonin përmes SKY, i cili më pas u zbërthye”.
“Rezulton se nga këto përgjime janë skeduar disa persona që dyshohet si pjesë të grupit. Një ndër njerëzit kryesor është Ismail Zeneli, që emrin e lindjes e ka Luan Sadria. Pasi i është vrarë vëllai, dyshimet ishin për çështje droge, ngjarje e ndodhur në Britani.Këtu nis dhe implikimi me policinë, pasi kërkonte njerëz që të vrarë dy vëllezërit për t’u hakmarrë. Bujar Gërmizi merr përsipër për të vrarë vëllezërit Nela, me porosi nga Zeneli”, tha ai.
“Për t’i futur në kurth inkriminon dhe bën pjesë të grupit të tij Gjonin. Ai merrte informacione në sistemin TIMS, kontrollonte çdo lëvizje të vëllezërve. U vë GPS nënës dhe motrës së tij. Ajo që është më e tmerrshme është që arrin të porosisë njerëz t’i afroheshin një kushërire të vëllezërve Nela, të krijonin një lidhje intime për ta përdorur si karrem për të shkuar te ta. Vrasja nuk ndodh se fillon pandemia dhe më pas dalin zbërthimet e SKY dhe ata stepen”, tha Lala. /BalkanWeb/