Më 1 qershor, një grup të huajsh që flisnin në gjuhën ruse sulmuan vullnetarët e nismës së Pragës Maidan, të cilët po mblidhnin para për të mbështetur Ukrainën në sheshin e qytetit të vjetër të Pragës.
Policia e Pragës ka konfirmuar informacionin për përplasjen për portalin Novinky, transmeton Telegrafi.
Të shtunën, një nga vullnetarët e Pragës Maidan postoi një video në mediat sociale, në të cilën një grup burrash dhe grash që flisnin rusisht ishin gati t’i sulmonin.
🇨🇿 Two russian emigrants attacked volunteers today who were raising funds to help Ukraine in the Czech Republic 🤬 ( more info in comments ) pic.twitter.com/wZxAIQBk3h
— Intermarium 24 (@intermarium24) June 1, 2024
Në një moment, një burrë në video thotë në gjermanisht me theks rus se është gjerman. Pjesëmarrësit nw kwtw pwrplasje i bërtasin njëri-tjetrit në rusisht dhe gjuhën ukrainase dhe ‘luftojnë’ me një ombrellë.
Një nga aktivistet ukrainase postoi një foto të dorës së saj të përgjakur në X (Twitter) pas përleshjes. Ajo tha se gratë flisnin rusisht goditën një grua çeke në kokë, dhe një burrë që fliste rusisht i tha një djali “sa e mirë është Rusia në vrasjen e ukrainasve”.
Policia e Pragës konfirmoi se ata kishin mbërritur në sheshin e qytetit të vjetër për shkak të një konflikti midis “dy grupeve të të huajve”.
Ще одне моє: pic.twitter.com/wKoGo8XyRM
— No Name (@_Nameless_Mira) June 1, 2024
“Hetuesit po përcaktojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes. Ata po zbulojnë se çfarë ka ndodhur në vendngjarje. Askush nuk është kufizuar në lirinë e tij personale dhe askush nuk është ndaluar”, tha zëdhënësja e policisë Eva Kropacheva.
Vitin e kaluar, policia çeke nisi një hetim për një sulm ndaj një burri në lagjen Pragë 1 të kryeqytetit. Ai dyshohet se ishte rrahur sepse ishte ngatërruar me një ukrainas. /Telegrafi/