Site icon Telegrafi

Vullnetarët bjellorusë të batalionit Volat që luftojnë kundër rusëve në Ukrainë, tregojnë se çfarë ka mbetur nga Bakhmuti

Batalioni i vullnetarëve bjellorusë Volat nga regjimenti Kastus Kalinouski, që luftojnë përkrah forcave ukrainase dhe janë kundër ushtarëve rusë, kanë publikuar pamjet që tregojnë se si po vazhdon beteja për Bakhmutin.

Ky qytet në lindje të Ukrainës që ka një rëndësi të madhe strategjike për të dyja palët, është shkatërruar plotësisht, transmeton Telegrafi.

Në të nuk ka mbetur pothuajse as edhe një objekt që nuk është shkatërruar të paktën pjesërisht, e pamjet nga ajri ngjasojnë me ato të një “qyteti fantazmë”.

Lexo po ashtu NATO ka ndryshuar strategjinë e saj, në rast të një sulmi rus - nuk do të lejojë as pushtimin e përkohshëm të territorit

Bjellorusët shihen duke shkrepur predha dhe mortaja në afërsi të Bakhmutit. Në këtë vend që nga fillimi i luftës, të dyja palët pretendojnë se kontrollojnë zona të caktuara të  këtij qyteti.

Batalioni Volat i vullnetarëve bjellorusë operon në tërë territorin e Ukrainës që nga fillimi i luftës. Deri më sot kanë kryer shumë operacione të suksesshme – duke arritur të ndalin sulmet ruse. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version